Pak para fillimit të finales së Kupës së Italisë, Pavel Nedved është rikthyer për të folur për zgjedhjen e Juventusit për të mos rinovuar kontratën me Paulo Dybala.
“Ku u ndërprenë negociatat? Është e vështirë të thuhet saktësisht. Ne vlerësuam të gjitha aspektet, atë që ai bën në fushë dhe jashtë saj.
E kam të vështirë të them se ku, por kërkesat e tij ishin shumë të larta, kështu që rrugët tona u ndanë. Nuk do të thotë se lojtari nuk vlen, përkundrazi është shumë i fortë”, ka thënë Nedved për “Sportmediaset”./ h.ll/albeu.com