Në rast se Mbappe largohet, PSG ka gati zëvendësuesin

Pavarësisht se oferta e parë zyrtare e Real Madrid për Mbappe prej 160 milion raportohet se është refuzuar nga klubi parisien, negocitat vazhdojnë dhe transferimi mund të realizohet nga momentin në  moment.

PSG ka gjetur edhe pasuesin e francezit, ngase veçse ka kontaktuar yllin e Evertonit, Richarlison.

Eurosport raporton se në rast që Mbappe largohet, PSG me të gjitha forcat do provojë transferimin e brazilianit.

Me largimin e Carlo Ancelottit nga Everton, Richarlison është duke kaluar largimin dhe ka pasur raportime që mund t’i bashkohet Realit.

Pavarësisht që është i hapur të ribashkohet me Ancelottin në “Santiago Bernabeu”, Richarlison nuk do hedhtë poshtë mundësinë e kalimit në “Parkun e Princave” gjithashtu.

Sipas këtij raporti, përfaqësuesit e Richarlison janë duke ndjekur lidhjet e fundit nga afër dhe gjithçka mund të mbyllet këtë javë.

Kuptohet, gjithçka varet nga PSG, që duhet të vendosin nëse do e shesin Mbappe këtë edicion, apo do e humbin vitin tjetër si agjentë të lirë, ngase francezi ia ka kumtuar lajmin se nuk rinovon pavarësisht ofertave.


Shtuar 25.08.2021 17:20