Në rast se dështon me Haaland, Chelsea do të tentojë yllin e Interit

Skuadra e Chelsea është e fiksuar pas yllit norvegjez të Dortmundit, Erling Haaland.

Transferimi i sulmuesit nuk është aspak i lehtë për tu arritur pasi në garë janë shumë skudra dhe cmimi i vendosur nga drejtuesit e skuadrës gjermane është i “kripur”.

Por nësë “Blutë” nuk do t’ia dalin, kanë gati planin B. Bëhet fjalë për sulmuesin e Interit, Romelu Lukaku i cili po kalon një formë të shkëlqyer në Itali.

Shtuar 27.03.2021 08:03