Në Barcelonë pritet shkarkimi i Xavi Hernandez. Deklarata e spanjollit e dhënë së fundmi, ku vuri në dukje vështirësitë financiare dhe se Barça nuk do të mund të konkurojë me realin apo ekipet e tjera “big” nuk i ka pëlqyer aspak Joan Laportës.
Timonieri i katalanasve i bën “gjëmën” vetes, gjë e cila mund t’i sjellë shkarkimin nga balugranat vetëm pas 1 muaji që vendossi qëndrimin në Barcelonë.
Gjithsesi në “vorbullën” e këtyre lajmeve për shkarkimin e tij, emri i Xavit del sërish në Serie A.
Rikthehet në një kandidat të rëndësishëm për stolin e Milan. Nga kuqezinjtë do të largohet në fund të sezonit Stefano Pioli dhe drejtuesit italianë shikojnë profilin e duhur te Xavi për t’i besuar skuadrën në sezonin e ri.
Kujtojmë që para se Xavi të konfirmonte qëndrimin e tij ne Barça, ishte Zlatan Ibrahimovic që e kishte “servirur” emrin e tij në tavolinën e Milan.
Mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë në ditët në vazhdim.