Me në krye Igli Taren si drejtor sportiv, Milani ka nisur nga puna për projektin e ri. Ditën e sotme është konfirmuar dhe largimi i Reijnders, ardhja e mundshme e Modric, por jo vetëm.
Siç raportojnë mediat franceze, objektivi i radhës në listën e Igli Tares është Aleksandar Mitrovic. Përpara se të mendojë për të ardhmen, sulmuesi 30-vjeçar do të luajë më parë ndeshjen ndaj Shqipërisë të shtunën.
Në kampin kuqezi, po e konsiderojnë Mitrovicin si idealin për të përmbushur kërkesat e sulmit. Aktualisht, sulmuesi serb luan me Al Hilal në Arabinë Saudite, me të cilët shënoi 19 gola në 23 paraqitje në kampionat.