Në gjurmët e Kristjan Asllanit, mesfushori kuqezi nuk kursen “zemrat” për vëllain e tij

Kristjan Asllani është padiskutim një nga talentet e kombëtares shqiptare, teksa është gjithashtu një lojtar i dashur edhe për tifozët e Interit.

Elbasanasi gjithashtu është një “frymëzim” dhe për të gjithë fëmijët që e duan futbollin dhe që shpresojnë që në të ardhmen të ndjekin rrugën e 21-vjeçarit. Një prej tyre është vëllai i vogël i mesfushorit të kombëtares.

Leonardo Asllani siç duket ka vendosur të ndjekë “gjurmët” e Kristjanit dhe në të ardhmen shpreson të bëhet futbollist. Madje diçka të tillë e ka zbuluar vetë Kristjani nëpërmjet një “Insta-Story”.

21-vjeçari ka postuar një foto të vëllait të tij të vogël gjatë një ndeshje, ndërsa e ka shoqëruar më disa emoi në formë zemre.

Kujtojmë se Leonardo shihet shpesh herë në stadiume duke mbështetur Kristjanin, madje edhe në “Air Albania”, kur 21-vjeçari luan me fanelën e Shqipërisë. /newsport.al/


Shtuar 12.02.2024 11:01