Në fundjavë do të zbarkojë në Rrogozhinë, Egnatia forcon sulmin

Egnatia ka arritur të sigurojë shërbimet e një tjetër lojtari në këtë periudhë. Rrogozhinasit kanë përforcuar repartin e sulmit.

Youba Drame do të zbarkojë në fundjavë në Rrogozhinë, teksa drejtuesit kanë arritur marrëveshjen me 26-vjeçari. Sulmuesi francez aktualisht është pa një skuadër, pasi ka ndërprerë aventurën e tij te Zlinit.

Drame vjen nga kampionati çek dhe në Superiore do të jetë një vlerë e shtuar për Edlir Tetovën, i cili do të ketë një alternativë më shumë për pjesën e mbetur të sezonit. Pritet zyrtarizimi i lojtarit dhe në këtë mënyrë reparti i avancuar i Egantias bëhet “top”. /newsport.al/


Shtuar 8.02.2024 14:00