Ndryshojnë sërish rregullat e futbollit, FIFA do të ndërhyjë në pozicionin jashtë loje

FIFA po shkon drejt një futbolli edhe më spektakolar. Për këtë arsye, ajo ka nisur një bashkëpunim me Federatën Italiane për të nisur reformat e reja rregullatorë dhe këto reforma kanë të bëjnë me pozicionin jashtë loje.

Eksperimenti përfshin edhe federata të tjera evropiane si Suedia dhe Holanda, gjithmonë të përfshira në turnetë kombëtare të të rinjve. FIGC-ja do ta vazhdojë këtë studim në kampionatin U-18.

Por cili është objekti i eksperimentit?

Eksperimenti parashikon që një lojtar nuk konsiderohet më i dënueshëm nëse ndonjë pjesë e trupit me të cilën mund të shënojë gol është në linjë me mbrojtësin e parafundit.

Prandaj, për të sanksionuar një pozicion jashtë loje, duhet të ekzistojë e ashtuquajtura dritë midis sulmuesit në pozicionin më të avancuar dhe mbrojtësit, d.m.th. duhet të ndahen vizualisht.

Eksperimentimi përfshin dy kanale:

Një cilësor, nëpërmjet një sondazhi online që synon mbledhjen e opinionit të lojtarëve, trajnerëve dhe gjyqtarëve, për aspekte që lidhen me strategjitë e lojës;

Një sasior, nëpërmjet treguesve të saktë të performancës që do të vlerësojnë ndikimin aktual të vetë eksperimentit.


Shtuar 3.02.2023 22:14