Anis Mehmeti, është pikëpyetje më e madhe te Kombëtarja shqiptare. Trajneri Silvinjo nuk e fton nga vera e vitit 2023.
Fakt është se vlerësimi i tij, është rritur ndjeshëm dhe kjo mund të vërehet në tregun e “Transfermarkt”, që është i njohur për vlerat e tij.
Vlera e Mehmetit aktualisht ka kapur 10 milionë euro. Kur Silvinjo e kishte pjesë të skuadrës, ishte vetëm 1.2 milionë euro.
Prej dy sezonesh është lojtari më i rëndësishëm i Bristol Sitit, që po konkurron denjësisht në Championship. Vlera e 24-vjeçarit është më e larta në skuadër.
Interesant është fakti se janë 669 lojtarë në kategorinë e dytë për nga rëndësia e futbollit anglez, dhe Mehmeti mban vendin e 32-të.
Gjashtë asistime dhe po aq gola, bëjnë që të jenë ndër lojtarët më të spikatur në 18 javë.
Armando Broja me 14 milionë euro dhe Kristjan Asllani me 13 milionë euro, kryesojnë listën e lojtarëve të Kombëtares. Po aq sa Mehmeti, vlerësohet edhe Mirlind Daku, po ashtu kryefjalë e Rubin Kazan në Rusi.
