Ndoshta në të ardhmen? Perez “kyç” derën e Madridit për Haaland dhe Mbappe

 

Florentino Perez duket se e ka gjithçka mjaft të qartë në lidhje me nënshkrimet e ardhshme të Real Madridit dhe kjo është se as Erling Haaland dhe as Mbappe nuk do të ishin në planet e presidentit madrilen.

Në rastin e Haaland, bardhezinjtë gjatë kohës që ai ishte te Dortmundi dhe kërkonte shpërblime të larta u treguan të gatshëm që t’ia plotësonin për më pas doli arsya “Benzema”. Norvegjezi refuzoi për shkak se nuk donte të konkurronte me Benzema dhe në fund i la keq “bardhezinjtë”.

Në rastin e Mbappe, nuk ka shumë për të thënë. Francezi e la Perez “me gisht në gojë” në minutat e fundit të merkatos.

Edhe pse të dy lojtarët po vazhdojë të shkëlqejnë, Perez e ka të qartë se kurrë nuk do të hipotekojë klubin për një futbollist, aq më palk nëse skuadra vazhdon të ketë sukses me lojtarët që ka në dispozicion.

Tanimë po shikohen disa opsione të tjera të realizushme, siç janë Rafael Leao, Nkunko apo Osimhen./albeu.com