Ndodhemi në grupin e pamundur, ja sa shanse i japin të huajt Shqipërisë për t’u kualifikuar nga grupi në Europian

Shqipëria arriti që të kalojë në Europianin e Gjermanisë pas suksesit në fazën kualifikuese.

Kuqezinjtë morën vendin e parë, teksa lanë pas vete Poloninë dhe çekët. Ndërkohë në grupin e Europianit, Shqipëria do të përballet kundër Kroacisë, Spanjës dhe Italisë.

Por sa shanse ka Shqipëria për të kaluar më tej? Sipas mediave të huaja, Kombëtarja e drejtuar nga Silvinjo ka 22% shanse për të kaluar.

Kroacia ka 74% shanse për kalim nga grupi, Italia vjen e dyta dhe Spanja e para me 88% mundësi.


Shtuar 28.03.2024 17:53