Një vendim i rrallë dhe i pabesueshëm ka ndodhur në futbollin italian. Filippo Inzaghi u shkarkua nga posti i trajnerit të Brescias këtë të diel.
Ky vendim i presidentit kontraverz Massimo Cellino u përcoll me protesta nga tifozët e skuadrës.
Ai kishte vendosur emrin e uruguajanit Diego Lopez si pasardhës të Inzaghit.
Por, pas protestave të tifozëve, Cellino është detyruar të ndërroj mendim.
Sipas mediave italiane, Brescia sot do të njoftoj rikthimin e Inzaghit vetëm dy ditë pas shkarkimit të tij.