Ndodh e papritura, shtyhet debutimi i Ramos

Sergio Ramos duket se nuk do të debutojë te Paris Saint-Germain as këtë fundjavë në ndeshjen ndaj Nantesit e cila starton në orën 17:00.

Ai nuk është ftuar nga trajneri Mauricio Pochettino, pasi ende nuk është në 100% e tij.

Ramos u transferua në PSG gjatë verës nga Real Madrid, por ende nuk ka luajtur asnjë minutë te skuadra franceze. /albeu.com/


Shtuar 20.11.2021 13:45

Tags: ,