SKANDAL/ Ndërpritet klasikja Brazil-Argjentinë, deportohen 4 lojtarë argjentinas (VIDEO)

Ndeshja në mes Brazilit dhe Argjentinës duhej të ishte njëra nga ndeshjet me interesante të natës së sontme, por fatkeqësisht ndeshja u ndërpre.

Zyrtarë nga Ministria e Shëndetësisë e Brazilit hynë në fushë dhe ndaluan ndeshjen për shkak të lojtarëve të Argjentinës që vinin nga vende me rrezikshmëri të lartë.

Në momentin e transmetimit nuk ishte e qartë përse u ndërpre ndeshja, por më pas u kristalizua gjithçka. Katër lojtarë, që raportohet të jenë të Argjentinës vinin nga vende me rrezikshmëri të lartë dhe duhet të karantinoheshin disa ditë, sipas rregullave të shtetit brazilian.


Shtuar 5.09.2021 21:44