Ndeshjet e kombëtareve “vrasin” Real Madridin, dëmtohen disa lojtarë

Real Madrid veçse ka njoftuar se lojtarët si Toni Kroos dhe Fede Valverde janë lënduar.

Mirëpo, kësaj liste duket se i është shtuar edhe mesfushori i kombëtares Kroate, Luka Modric.

Ky i fundit pësoi një lëndim kur u bë lojtari me më së shumti paraqitje (134) për Kroacinë duke barazuar kështu ish-legjendën Darijo Srna.

Modric pësoi një faull të keq në kyçin e majtë dje dhe në fund të lojës ai u largua nga fusha duke çaluar.

Akoma nuk dihet nëse do të jetë i gatshëm për ndeshjen tjetër të Kroacisë ndaj Qipros më 27 mars, apo është lënduar.

Në qoftë se konfirmohet lëndimi i tij, atëherë Real Madrid mund të jetë pa Modricin në ndeshjen kundër Liverpool.


Shtuar 25.03.2021 13:27