NDESHJET / Kategoria e Parë zbret nesër në fushë, java e 26-të luhet në dy ditë

Pas ndeshjeve të kombëtareve, fokusi është kthyer në kampionatin shqiptar, ku skuadrat do të luftojnë mes tyre për të siguruaar fitoren. Kategoria e Parë do të zbresë në fushë ditën e nesërme për të zhvilluar kështu ndeshjet e javë së 26-të.

5 ndeshje mjaft interesante do të luhet në orën 14:00. Apolonia do të presë në shtëpi Tomorin, ndërsa Flamurtari udhëton në transfertë për të sfiduar Korabin.

Kastrioti – Elbasani është dueli tjetër mjaft interesant në këtë javë, teksa nga krhau tjetër Bylisi udhëton në transfertë për të sfiduar Burrelin. Takimi tjetër i ditës së nesërme është mes Besës dhe Luzit.

Ndërkohë nga ana tjetër Lushnja- Vora do të luhet ditën e enjte në orën 14:00.

JAVA 26

Apolonia-Tomori, 27.03.2024, 14:00

Korabi-Flamurtari, 27.03.2024, 14:00

Kastrioti-AF Elbasani, 27.03.2024, 14:00

Burreli-Bylis, 27.03.2024, 14:00

Besa-Luzi 2008, 27.03.2024, 14:00

Lushnja-Vora, 28.03.2024, 14:00


Shtuar 26.03.2024 14:59