Ndeshjet e ditës së sotme në 5 ligat kryesore europiane (FOTO LAJM)

Dita e sotme ka rezervuar disa ndeshje interesante në 5 ligat kryesore europiane.

Premier League do të zhvillojë ditën e sotme plot 5 ndeshje, të vlefshme për javën e 16-të të kampionatit anglez. Ndshjet do të startojnë nga ora 13:45 me sfidën Manchester City-Wolves dhe do të mbyllet në orën 18:30 me Norwich-Manchester United.

6 deule të tjera ka rezervuar edhe Bundesliga, e cila do të zhvillojë ndeshjet e javës së 15-të të saj. Në fushën e lojës do të zbresin gjigandët e Bayern Munich që do të përballen me Mainz në orën 15:30. Po në këtë orë do të zbresë edhe Dortmund kundër Bochum. Në orën 18:30 është rezervuar sfida mes Wolfsburg dhe Stuttgart.

Në Seria A, do të zbresin ën fushën e lojës skuadra të mëdha që priten me interes me 3 sfida interesante. Në orën 15:00 fjalën do e ketë Fiorentina dhe Salernitana, ndërsa Juventus do udhëtojë në transfertën e Venezias në orën 18:00, ndërkohë edhe Milan kryesuesi do të udhëtojë në transfertë për tu përballur me Udinese në orën 20:45.

4 sfida ka rezervuar edhe La Liga, që do të luajë ndeshjet e javës 17-të. Ndeshje që do startojnë në orën 14:00 me sfidën Espanyol-Levante dhe do të mbyllet më Ath. Bilbao-Sevilla në orën 21:00.


Shtuar 11.12.2021 12:20