Ndeshje dramatike, PSG siguron fitoren në “frymën e fundit” ndaj St Etienne (VIDEO)

Paris Saint Germain pati përballë skuadrën e St Etienne në kuadër të javës së 33-të të Ligue 1.

Parisienët duhej ta fitonin këtë ndeshje me çdo kusht, në mënyrë që të shfrytëzonin gabimin e Lille dhe të afroheshin e ta ngushtonin distancën prej katër pikësh.

Pjesa e parë përfundoi pa gola ndërmjet skuadrave.

Në pjesën e dytë, St Etienne befasoi duke shënuar gol në min (78’).

Por, gëzimi i tyre zgjati vetëm një minutë, pasi Kilyan Mbappe barazoi shifrat në min (79’).

Mbappe shënoi gol në min (87′) nga penaltia për ti dhënë avantazhin parisienëve.

St Etienne barazoi rezultatin në min (93′) përmes Hamouma.

Por, kur mendohej se PSG do të bënte gabimin e radhës, Mauro Icardi shënoi golin e fitores në min (90+6′).

Rezultati përfunditar, PSG 3-2 St Etienne.

Tani, PSG është vetëm një pikë larg Lille dhe hyn fuqishëm në garë për titullin kampion të Ligue 1./


Shtuar 18.04.2021 15:00

Tags: ,