Ndeshja në Champions me Shakhtar, Ancelotti: Jam i motivuar, Hazard i lodhur nga dëmtimet

Carlo Ancelotti ka dalë në konferencë për shtyp para ndeshjes së ditës së nesërme përballë Shakhtar Donetsk e vlefshme për raundin e tretë të fazës së grupeve në Champions League.

Tekniku italian shprehet së ndjehet gati dhe i motivuar që skuadra të japë më të mirën edhe në këtë ndeshje, por është ndalur të flasë edhe për lojtarë të caktuar.

Rreth portierit Lunin: “Është portier me kualitet që punon mirë. Kam biseduar me të, do këtë minuta këtë sezon, edhe pse përballet me Courtois, një ndër portierët më të mirë në botë. Lunin do këtë sukses në kohën e tij si portier”.

Mënyra e lojës së Realit: “Nuk kemi treguar identitet herën e fundit që dëshmon se ka ndodhur diçka. Formacioni 4-4-2 nuk shkoi mirë me Espanyol. Çfarë e kam të qartë është se skuadra duhet të luajë me 4-3-3. Mendoj që është sistemi më i mirë për skuadrën.”

Situatat e Hazard dhe Mendyt: “Hazard është lodhur duke pasur probleme fizike. Ai do jetë gati ndaj Barcelonës dhe ndeshjet e radhës. Mendy është shëruar dhe është gati, nuk e di nëse do jetë titullar ndaj Shakhtar. Kemi pasur disa probleme në mbrojtjen e majtë.”

Casemiro-Kroos-Modric: “Çfarë shoh është lojtarët që vazhdojnë të garojnë, në stërvitje dhe ndeshje. Janë top futbollistë, edhe pse ka lojtarë si Valverde, Blanco ose Camavinga që mbesin. Duhet të konsiderosh edhe moshën e futbollistëve”.

Muaj i komplikuar: “Ndaj Shakhtar pastaj Barcelonës, dy finale na presin. Duhet të përmirësohemi dhe të bëjmë njëjtë si në pushimin e parë. Skuadra është e motivuar dhe lojtarët e dinë sa janë të rëndësishëm këto dy ndeshje”.

Atmosfera në skuadër: “Pushimi internacional ka shkuar mirë. sepse gjithë lojtarët janë rikthyer në formë të mirë, përveç disa lëndimeve të vogla me Hazard. Kam parë gjëra të mira në stërvitje dhe jemi të motivuar. Duhet të punojmë shumë që të mos përsërisim gabimet në ndeshjet e fundit”.


Shtuar 18.10.2021 19:27