Ndeshja midis Përmetit dhe Labërisë bëhet virale botërisht (VIDEO)

Një ndeshje futbolli mes Përmetit dhe Labërisë është bërë tashmë viral në rrjetet sociale.

Sfida e kategorisë së dytë e luajtur pak ditë më parë në Përmet, u bë fillimisht virale në rrjetet sociale në Shqipëri. Kjo për shkak të terrenit aspak komod nga rreshjet e shiut.

Pamjet në video tregojnë terrenin e vështirë i cili është i mbushur terësisht me ujë dhe arbitri kryesor nuk kishte ndërmend të ndalonte lojën edhe pse topi nuk lëvizte nga fusha nga pellgjet me ujë.

Një prej faqeve më të njohura për sportin (veçanërisht futbollin) “433”, ka publikuar pamjet në rrjetun e tyre social Instagram dhe duke i dhënë mundësinë këtyre pamjeve të bëhen virale kudo në botë./h.ll/aalbeu.com


Shtuar 1.12.2021 09:58