Ndeshja me Zvicrën, Koke: Nuk ka rivalë të lehtë, e pamë çfarë ndodhi me Francën

Spanja do të përballet me Zvicrën në kuadër të çerekfinales së “Euro 2020”.

Zvicra e eliminoi Francën, e cila llogaritej si favorite kryesore për ta fituar Kampionatin dhe Koke u ndal të flasë për këtë gjë.

“Ky Kampionat Evropian është i çmendur, nuk është e lehtë të fitosh ndeshje sot, nuk ka rivalë të vegjël pasi të gjithë mund të fitojnë ndaj teje”, tha ai.

“Kjo u pa në ndeshjen Francë – Zvicër, ata menduan që ndeshja përfundoi dhe në fund pësuan, kjo mund të na ndodhë edhe neve”, shtoi ai.

“Nuk është e lehtë të mundësh një kundërshtar dhe duhet të jesh i përqendruar për 90 minuta për të fituar. Çdo detaj ka vlerë të madhe në ‘Euro 2020′”, tha Koke.

“Tani kemi çerekfinalen ndaj Zvicrës, një ndeshje tejet e rëndësishme dhe jemi shumë të vendosur që të bëjmë paraqitje të mirë”, përfundoi Koke./


Shtuar 30.06.2021 17:50