Ndeshja me Juventusit përcakton fatet e sezonit, tifozët “pushtojnë” qendrën stërvitore të Milanit (FOTO & VIDEO)

Duke e ditur që është një sfidë vendimtare për Ligën e Kampioneve, tifozët e Milanit dëshironin të mbështesnin ekipin e tyre para përballjes më Juventusin, të planifikuar në 20: 45 në Allianz Stadium.

Jashtë portave të Milanellos , këtë mëngjes, mes koresh, flamujsh dhe tymuesesh, tifozët u mblodhën për t’i dhënë zemër lojtarëve që u nisën me autobus për në Torino. Një gjë e tillë kishte ndodhur në fund të shkurtit me rastin e derbit kundër Interit. Edhe para ndeshjes së Kampionëve kundër Juventusit, tifozët e Milanit u përgjigjën aktualisht.


Shtuar 9.05.2021 11:29