Ndeshja me Fulham, Manchester United do të luaj me tifozë pas 14 muajsh

Manchester United sonte luan me Fulhamin në kuadër të javes së parafundit në Premier Ligë.

10,000 tifozë do të jenë të pranishëm në Old Trafford për të përcjellur këtë ndeshje.

Për herë të parë pas 14 muajsh, tifozët rikthehen në ‘Teatrin e ëndrrave’.

Të gjitha skuadrat në Angli janë lejuar nga Qeveria që në dy javët e fundit të sezonit të lejojnë praninë e 10 mijë tifozëve.

 


Shtuar 18.05.2021 18:02