Inter do jetë me dy mungesa të mëdha në ndeshjen e radhës ndaj Fiorentinas
Dyshja e “Neurazzurëve”, Arturo Vidal dhe Joaquin Correa nuk do jenë gati shkaku i lëndimeve.
Të dy yjet kanë pasur probleme fizike në ditët e fundit, andaj nuk do shërohen me kohë.
Vidal ka probleme me muskuj në kofshën e djathtë, derisa Correa ka pësuar lloj ‘traume’ në ndeshjen e fundit ndaj Bolognas.
Inter momentalisht është lider me 10 pikë, aq sa ka edhe AC Milan.