Giorgio Chiellini ka folur para sfidës ndaj Belgjikës.
36 vjeçari u pyet nëse është gati të përballet me Romelu Lukakun në kuadër të çerekfinales.
Por, Chiellini u shpreh se jo vetëm ai është i gatshëm, por e gjithë skaudra, cilido lojtar që luan është i gatshëm të përballet me Lukakun.
Kapiteni italian konfirmoi se është rikthyer nga lëndimi i pësuar ndaj Zvicrës.
“Jam i kënaqur që jam në dospozicion dhe i gatshëm për skuadrën”, tha ai.
“Kemi edhe një seancë stërvitore dhe për mua është e rëndësishme të shoh sesi do të ndihem”, shtoi ai.
“Besoj që ky grup lojtarësh do t’i jap kokëdhimbje trajnerit sepse çdokush që do luajë, është i gatshëm ta bëjë dallimin në fushë”, tha Chiellini.
“Kushdo që zbret në fushë është i gatshëm për Lukakun dhe të gjithë lojtarët tjerë të Belgjikës, jam i sigurt për këtë pasi kështu kemi ardhur deri këtu dhe kështu do të vazhdojmë”, përfundoi Giorgio Chiellini