Ndeshja me Armeninë/ Shqipëria me ndryshime të shumta, ky pritet të jetë formacioni i “kuqezinjve”

 

Ditën e nesërme kombëtarja shqiptare do të luajë ndeshjen e fundit për këtë vit kalendarik dhe do të jetë një miqësore me Arminë në “Air Albania”.

“Kuqezinjtë” do të tentojnë ta mbyllin me fitore, pas një viti të vështirë.

Lista ka pësuar ndryshime pas ndeshjes me Italinë, pasi 3 futbollistë lanë grumbullimin dhe u bashkuan me klubet e tyre.

Duke parë që Broja dhe Uzuni nuk janë, sulmi do prite të përbëhet nga Skuka dhe Muçi, por nuk përjashtohet edhe Nedim Bajrami në vend të sulmuesit të Partizanit.

Por edhe në repartet e tjera pritet të ketë ndryshime, duke nisur nga porta, që nuk është çudi që në vend të Berishës të luajë Kastrati. Në mbrojtje Reja mund të lërë pushim Ismajlin dhe ta nisë me Adrian Bajramin, për ta parë këtë të fundit në aksion që nga fillimi.

Reparti i prapavijës do të plotësohet me Hysajn, Kumbullën Mihajn dhe Lenjanin, me dy anësorët që kur kuqezinjtë kanë topin në zotërim shtyjnë përpara si pistona në mesfushë. Ndërkohë, në mesfushë mendohet që Asllani ta nisë titulla këtë herë, ndihmuar nga Bare dhe Ramadani./albeu.com

Shtuar 18.11.2022 18:18