Ndeshja e kthimit me Realin, Klopp: Do japim gjithçka, nuk kemi çfarë të humbim

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp ka folur para ndeshjes kthyese kundër Real Madridit.

“Reds” do e presin Realin në “Anfield” dhe synojnë përmbysjen, me ndeshjen e parë që përfundoi me rezultat 3 – 1 në të mirë të “Los Blancos”.

Në konferencë për shtyp, Klopp tha se do bëjnë më të mirë që të fitojnë dhe të kualifikohen tutje.

“Kur je 3-1 në humbje duket sikur ka mbaruar, nënkupton që nuk kemi çfarë të humbim. Rezultati tregon se ishin më të mirë se ne, por ishte vetëm pjesa e parë. Do japim gjithçka”.

“Duhet të krijojmë atmosferën. Do përballemi me shumë probleme dhe pa mbështetës është problem shtesë. Rezultati është problem, kualiteti i kundërshtarëve është problem dhe stadiumi pa tifozë është problem”.

“Do jetë shumë e rëndësishme. Asnjëherë nuk dëshiron të pranosh gola. Nuk mund të injorojmë mbrojtjen sepse do ndëshkohemi. Nuk kam ide nëse ndonjë skuadër në botë mund të ndalojë Realin të krijojë shanse”.

“Duhet të mbrohemi në nivelin tonë më të lartë. Reali mposhti Barcelonën pas nesh, pra janë në moment të mirë”, deklaroi ai.

Përballja zhvillohet nesër me fillim nga ora 21:00.

Shtuar 13.04.2021 14:39