Real Madrid u mposht 4-2 në transfertë përballë Gironas, përballje ku shkëlqeu Taty Castellanos me “poker” golash.
Sulmuesi argjentinas shijoi një mbrëmje të paharrueshme, duke ndëshkuar plot katër herë kampionët në fuqi të Spanjës dhe Europës.
24-vjeçari u kthye në lojtarin e parë të shekullit 21 që i shënon katër gola Realit gjatë një ndeshjeje të La Liga-s.
Ndërkohë, sfida tjetër: Cadiz-Osasuna përfundoi me fitoren 0-1 të skuadrës udhëtuese falë golit të Ruben Garcia.