Një femër ndërpreu takimin mes Finlandës dhe Belgjikës në Euro 2020.
Ajo i kaloi fillimisht të gjitha barrierat përpara, por një gjë ishte edhe më interesante.
Derisa arriti të futej në fushë, në bluzën e saj kishte të shkruar një mbishkrim “WTF Coin”.
Ajo sinjalizoi me gjasë se ishte kundër kriptovalutave që tashmë kanë arritur të jenë mjaftë prezent.
Lehtësia e saj për t’u futur në fushë u bë e ditur më vonë se ajo ishte sigurim përreth fushës, gjë që e kishte të lehtë t’i bënte veprimet e saj.
Pjesa tjetër e sigurimit reaguan shumë shpejtë, duke bërë që largimi i saj mos ta pengonte edhe aq zhvillimin e takimit.