Diego Armando Maradona u shua në moshën 60-vjeçare si pasojë e një arresti kardiak. 25 nëntori i 2020 do të mbahet mend gjatë, pasi bota e futbollit humbi një nga legjendat e saj.
Argjentinasi sapo kishte kaluar një operacion të vështire dhe ndodhej në shtëpinë e tij, dhe pikërisht për këtë arsye mjekët që u kujdesën për Maradonën përfunduar nën shënjestër, pasi nga një operacion i tillë duhej të ishte nën kujdesin e mjekve në spital.
8 punonjës të spitalit janë akuzuar për vrasje dhe tashmë ata rrezikojnë dhe burgun. I pari në listë është neokirurgu, Leopoldo Luque, psikiatria Agustina, psikologu Carlos Dias, doktori që u kujdes për Maradonën në kushtet e shtëpisë Nancy Forlini, koordinatori i inferimierëve, Marriano Perroni, infermieri Ricardo Almiron, infermieria Dahiana dhe Pedro di Spagna.
Sipas gjykatës, emrat e sipërpërmendur nuk kanë marrë masat e duhura parandaluese për përkeqësimin e shëndetit të Maradonës duke “kontribuar” në këtë formë në vdekjen e tij. Të tetë personat nuk janë të ndaluar për momentin, por rrezikojnë nga tetë deri në 25 vite burg teksa për momentin ende nuk është përcaktuar data e gjyqit. /h.ll/albeu.com