NATIONS LEAGUE/ Italia mposht Belgjikën në finalen për vendin e tretë (VIDEO)

Italia ka arritur të mposhtë me rezultatin e ngushtë 2-1 Belgjikën në ndeshjen e vlefshme për finalen e vendit të tretë në Nations League.

Në pjesën e parë edhe pse rastet nuk munguan, asnjë nga skuadrat nuk arriti ta dërgonte topin në rrjetë duke e mbyllur me rezultatin e bardhë, 0-0.

E dyta nis më mirë për italianët të cilët arrijnë të zhbllokojnë rezultatin në minutën e 46 falë nje super goli të mesfushorit  Barella.

Në minutën e 65  një penallti e akorduar në favor të “azzurrëve” kthehet në gol nga sulmuesi Berardi duke i dhënë qetësi dhe siguri të tijve.

Belgjika do të ngushtonte rezultatin në minutën e 86’ me de Ketelaere, i cili në fund do të vlente vetëm për statistikë.

Italia kështu e mbyll edicionin e Nations League në vendin e tretë, ndërsa Belgjika në vendin e katërt. Kujtojmë që në orën 20:45 do të jetë finalja mes Francës dhe Spanjës e cila do të përcaktojë fituesin e këtij kompeticioni. /albeu.com


Shtuar 10.10.2021 16:56