Nara publikon bisedat e Icardit me Suarez

Vazhdon situata e tensionuar në çiftin Wanda Nara – Mauro Icardi, ku mes tyre ne muajt e fundit është aluduar emri i një personi tjetër, e cila është aktorja China Suarez.

Në media është komentuar shumë lidhur me një marrëdhënie jashtmartesore të Icardit me Chinan, dhe për ti hedhur benzinë zjarrit ka menduar vetë Wanda me postimin e fundit.

Modelja argjentinase ka publikuar në Instagram një foto të një bisedës mes Icardit dhe China Suarez, më këtë të fundit që i kërkon futbollistit të takohen.

Këto mesazhe duken të jenë dërguar në ditët kur Wanda kishte udhëtuar jashtë Parisit, me China Suarez që do të kishte përfituar nga rasti për ti shkruar Icardit.

Pritet të shihet çdo të ndodhë me çiftin pas episodeve të tilla të një pas njëshme.


Shtuar 15.04.2022 22:51

Tags: ,