Presidenti i Napolit, De Laurentiis ka mohuar zërat se klubi italian do të bëhet skuadra 13-të që do të futet në ‘European Super League’.
Në mediat italiane u shkrua se Napoli mbrëmë mori ofertën nga drejtuesit e Superligës së Europës.
Megjithatë, Aurelio de Laurentiis përmes rrjeteve sociale ka mohuar çdo zë që e lidhë Napolin me këtë kompeticion.
“JP? Kush? Mbrëmë isha duke fjetur”, ka shkruar De Laurentiis.
JP…chi ? La scorsa notte dormivo #ADL
— AurelioDeLaurentiis (@ADeLaurentiis) April 20, 2021