Napoli në rrezik për të humbur mbi 100 milionë euro

Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis ka një arsye të vërtetë për shqetësim pasi klubi duket se do të humbasë mbi 100 milionë euro në të ardhura të mundshme.

Napoli ka qenë në një gjendje kaosi që pas suksesit të tyre të fundit ku fituan Scudetton, duke shkarkuar Rudi Garcian dhe Ëalter Mazzarrin gjatë muajve të fundit pas një rënieje të rëndë në formë dhe rezultate. Trajneri i Sllovakisë Francesco Calzona është aktualisht në krye të ekipit deri në verë.

Napoli sërish nuk arriti të fitonte në përballjen e tyre me Cagliarin të dielën, duke u mbajtur në barazim 1-1 nga skuadra e Claudio Ranierit. Skuadra tani ndodhet në vendin e nëntë në tabelën e ligës, 11 pikë prapa Bolognas në vendin e katërt.

Sipas Corriere dello Sport, Napoli tani është në rrugën e ‘duhur’ për të humbur si Ligën e Kampionëve ashtu edhe Kupën e re të Botës për Klube, gara që sjellin mbi 100 milionë euro të ardhura së bashku për klubet pjesëmarrëse.

De Laurentiis është i dëshpëruar që klubi të kualifikohet në një garë ndërkombëtare, duke mos dashur që klubi të humbasë plotësisht turnetë evropian. /Telegrafi/


Shtuar 27.02.2024 16:44