Napoli me një tjetër rast pozitiv me Covid-19

Napoli shënon një tjetër rast pozitiv me Covid-19.

Pas Lorenzo Insigne që rezultoi pozitiv para ndeshjes ndaj Spezias, tashmë edhe Fabian Ruiz ka rezultuar pozitiv.

Mesfushori spanjoll edhe pse i vaksinuar ka rezultuar pozitiv pas tamponit të kryer ditën e djeshme. Spanjolli është i izoluar në shtëpinë e tij dhe asimptomatik.

Fabian Ruiz kreu një tampon molekular në Spanjë dhe kështu ky është rasti i dytë brenda ekipit napolitan./h.ll/albeu.com


Shtuar 27.12.2021 09:45