Napoli dhe Roma kanë ndarë pikët në kuadër të javës së 34-të në Serie A, pasi ndeshja përfundoi 2-2.
Pjesa e parë përfundoi pa gola edhe pse rastet nuk munguan nga të dyja anët.
Në 45 minutat e dytë u shënuan katër golat, me dy skuadrat që luftuan për çdo top.
Paulo Dybala realizoi për 1-0 në minutën e 59-të nga penalltia, për të ndezur ndeshjen.
Por, kampioni i edicionit të kaluar u kundërpërgjigj me anë të Mathias Olivera (64’) për rezultatin 1-1.
Napoli nuk kishte të ndalur, duke shënuar edhe golin e epërsisë nëpërmjet Victor Osimhen, që shënoi nga penalltia në minutën e 84-të.
Por, Roma nuk u dorëzua dhe shënoi golin e barazimit me anë të Tammy Abraham (88′) për të marrë një pikë në fund.
Pas javës së 34-të, Roma gjendet në vendin e pestë me 59 pikë, ndërsa Napoli në të tetin me 50 sosh. /Telegrafi/