Nagelsmann me “dhimbje koke”, Leva dhe Gnabry në dyshim për Barcelonën

Dy sulmuesit kryesor të Bayern Munich, Robert Lewandowski dhe Serge Gnabry janë dyshim për ndeshjen ndaj Barcelonës në Champions League.

Të dy lojtarët u zëvendësuan në sfidën e fundit kundër RB Leipzigut.

Trajneri Julian Nagelsmann konfirmoi lëndimin e Gnabry që është dëmtuar në shpinë, derisa tha se nuk e di nëse do jetë gati për të martën.

Ndërsa, polaku nuk ka ndonjë lëndim në strukturë, por ende nuk është konfirmuar asgjë.

Mbetet që Bayern në ditët në vijim të konfirmoi lëndimet e futbollistëve dhe nëse do jenë gati për takimin ndaj katalunasve.

Në përballjen e fundit, Bayern mposhti Barcelonën me rezultat 2 – 8.


Shtuar 12.09.2021 20:40