Julian Nagelsmann nuk është plotësisht i kënaqur me gjendjne fizike të lojtarit më të ri, Mathijs de Ligt.
Holandezi është një nga lëvizjet më të mëdha të klubit “bavarez”, por duket se 22-vjeçari ka shumë punë për të bërë.
“Kam biseduar me të pas stërvitjes dhe tha se seanca stërvitore ishte më e rënda për të në katër vitet e fundit. Ishte e vështirë, por nuk ishte aq shumë. Normale për Dr.Broich”, ka thënë Nagelsmann,
“Ai nuk luajti shumë minuta sezonin e kaluar dhe kam dëgjuar se në Itali nuk është lehtë të qëndrosh në fizik të mirë”, shtoi trajneri gjerman.
De Ligt pati 42 paraqitje sezonin e kaluar me Juventus, ku kontribuonte në tri gola dhe një asistim./albeu.com