Myrto Uzuni e nis vitin 2024 me gol

Myrto Uzuni e ka filluar si është më së miri vitin 2024.

Sulmuesi shqiptar ka shënuar gol për Granadan në përballjen me Cadidizin në kuadër të javës së 19-të në La Liga.

Ishte minuta e 22-të e takimit kur Uzuni realizoi për 1-0 nga një asistim i Lucas Boye.

Ky ishte goli i gjashtë deri më tani për reprezentuesin e Shqipërisë për këtë sezon. /Telegrafi/


Shtuar 3.01.2024 19:42