Muriqi shpëton momentalisht Mallroca, Reali ngec (VIDEO)

Mallorca mposhti 2-1 në frymën e fundit Rayo Vallecanon. Vedat Muriqi zhbllokoi takimin me një gol të bukur me kokë në pjesën e parë.

Ciss barazoi për miqtë pas një ore lojë, por Abdon Prats, i cili erdhi nga stoli, realizoi golin e fitores në minutat shtesë. Me këtë fitore, ekipi ishullor parakalon Cadiz, edhe pse me pikë të barabarta.

Cadiz nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 shtëpiak ndaj Real Madrid. Mariano Diaz kaloi kampionët në fuqi, vendasit barazuan me anë të Sobrinos, teksa Alvaro Negredo humbi një penallti për vendasit në pjesën e dytë.

Getafe-Barcelona nuk prodhoi asnjë gol, duke përfunduar ashtu siç nisi. Pika mban Getafen në La Liga edhe për sezonin e ardhshëm. Ndërkohë, Athletic Bilbao fitoi 2-0 ndaj Osasunës, duke mbetur në lojë për një biletë në Conference League.


Shtuar 15.05.2022 22:20

Tags: ,