Dinamo është shumë pranë firmës me një tjetër lojtar që ka veshur fanellën e kombëtares shqiptare.
Pas Naser Alijit, Frederik Veseli pritet që të nënshkruajë me skuadrën e drejtuar nga Ilir Daja.
RTSH Sport mëson se mungojnë vetëm disa detaje të vogla dhe në ditët në vijim mbrojtësi do të bëhet zyrtarisht një lojtar i Dinamos.
Mbrojtësi i Kombëtares është lojtar i lirë pasi mbylli bashkëpunimin me Karagumruk në Turqi.
31-vjeçari mund të luajë në të gjithë fashën e mbrojtjes dhe do ishte një element luksi për Superligën.
Veseli ka luajtur për shumë sezone në Itali, ku ka qenë pjesë e Empolit, Salernitanës dhe Beneventos.