Mungesë e madhe për United, Maguire nuk është i gatshëm për derbin

Java e tetë në Premier Ligë ka vendosur përball dy ekipet e Mançesterit.

Sipas raportimeve të fundit në Angli, për ‘Djajtë e Kuq’ do të mungojë kapiteni i skuadrës, Harry Maguire.

Qendërmbrojtësi u lëndua në grumbullim me kombëtaren angleze, në ndeshjen e fundit ndaj Gjermanisë.

Kështu ai nuk do jetë i gatshëm për t`i shërbyer ekipit në derbin ndaj rivalit të qytetit Cityt.

Kujtojmë se ndeshja ndërmjet dy gjigantëve të Anglisë fillon në orën 15:00


Shtuar 30.09.2022 19:25