Sipas “Marca”-s, trajneri portugez po mendon ta aktivizojë Endrickun në krahun e djathtë të sulmit në përballjen me Sevillan. Në këtë skemë, Kylian Mbappe do të luante si qendërsulmues, ndërsa Yan Diomande do të pozicionohej në të majtë.
None found
Real Madridi do të jetë pa Vinicius Juniorin, i cili pritet të mungojë në katër ndeshjet e ardhshme për shkak të pezullimit. Kjo situatë ka krijuar një hapësirë në repartin ofensiv, ndërsa paraqitja e Endrickut në Romë e ka rritur ndjeshëm mundësinë që ai ta shfrytëzojë atë.
Braziliani u aktivizua pas pushimit në ndeshjen ndaj Romës dhe pati ndikim të menjëhershëm. Ai vuri në vështirësi mbrojtjen kundërshtare, realizoi një gol dhe kontribuoi në përmbysjen e rezultatit, duke bërë që Mourinho të rishikojë alternativat e tij në sulm.
Për Endrickun, një përfshirje në formacionin bazë do të ishte një kthesë e rëndësishme te Real Madridi. Deri para udhëtimit në Romë, 20-vjeçari kishte luajtur vetëm katër minuta në ndeshjet zyrtare të këtij sezoni, ndërsa në fillim të kampanjës ishte ndikuar edhe nga një lëndim.
Mungesa e hapësirës në fushë kishte shtuar dyshimet mbi të ardhmen e tij në Santiago Bernabeu. Për këtë arsye, gjatë afatit kalimtar të janarit ishte përmendur edhe mundësia e një tjetër huazimi.
Megjithatë, Endricku zgjodhi të vazhdonte të qëndronte te Real Madridi, pas periudhës së suksesshme në formë huazimi te Lyoni në gjysmën e dytë të sezonit të kaluar. Me klubin francez, ai zhvilloi 21 ndeshje në të gjitha garat, duke shënuar tetë gola dhe duke dhënë tetë asistime.
Përplasjet mes protestuesve dhe forcave të Policisë janë intensifikuar në zonën pranë Ministrisë së Brendshme dhe Ministrisë së Infrastrukturës në…
Dalja e qytetarëve në zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të Komunës së Bërvenicës deri në orën 18:30 ka arritur në…
Vijojnë tensionet në protestën e gjashtë kundër qeverisë. Protestuesit kanë hedhur molotov dhe fishekzjarre në drejtim të parlamentit. Gjithashtu, molotov…
Protestuesit i kanë vendosur zjarrin Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë. Pas kësaj, policia ka shpërndarë protestuesit me gaz lotsjellës. Protestuesit…
Momenti kur shënon Mirlind DakuSpartaku i Moskës është duke fituar pastër 3-0 përballë Rubin Kazan, ndeshje e vlefshme për javën…
Arsenali ka marrë një fitore të vështirë në udhëtim te Nottingham Forest, në kuadër të xhiros së shtatë në Ligën…