Kombëtarja e Argjentinës fitoi dje ndaj Italisë me rezultatin 3-0 me golat e Lautaros, Di Maria dhe Dybala. Argjentina u bë fituesja e partë e trofeut “Finalissima” dhe ndeshja ishte jashtëzakonisht dhe padyshim e njëanshëme, ku Messi me shokë dominuan ndeshjen.
Me këtë trofe dhe me këtë fitore, trajneri i Argjentinës, Lionel Scaloni, ka parakaluar legjendën Alfio Basile, duke arritur të luajë 32 ndeshje radhazi dhe të mos humbi asnjë, pasi 21 ndeshje janë fitore dhe 11 barazime.
Të lidhura
None found
Rekordin dikur e mbante Basile, në vitet 1991 dhe 1993, duke regjistruar 31 ndeshje pa humbje, por Scaloni tashmë ka hyrë në historinë e Argjentinës me 32 ndeshje pa humbur./ h.ll/albeu.com
