Bayern Munchen është mposhtur nga Mainz në javën e 31 të Bundesligës, duke bërë që sigurimi i titullit kampion të shtyhet për ndeshjet e radhës.
Mainz arriti të shënojë dy gola të shpejtë në pjesën e parë.
Ishte fillimisht futbollisti, Burkardt i cili shënoi gol në min (3’) për ti dhënë avantazhin skuadrës.
“Bavarezët” dukeshin nervozë, ata morën tre kartonë të verdhë në këtë pjesë.
Quaison shënoi golin e dytë në min (37’) për Mainzin.
Pjesa e parë përfundoi me avantazhin e vendasëve.
Por, as një pjesën e dytë, “Bavarazët” nuk arritën të riktheheshin siç dinë ata në stilin e tyre.
Megjithatë, Lewandowski shënoi golin e nderit në min (90+5′).
Bayerni humbi rastin të festojë dhe të sigurojë titullin, por këtë duhet ta bëjë në ndeshjet tjera.
Rezultati përfundimtar, Mainz 2-1 Bayern Munchen.