Mposhtën pastër Shqipërinë, Alexis Sanchez: Radhën e ka Franca!

Shqipëria u mposht me rezultatin 0-3 nga Kili në miqësoren e parë të muajit mars për kuqezinjtë. Një ndeshje e dobët nga tanët, të cilët ja u bëri më të lehtë amerikano-latinëve që të dominonin.

Pas kësaj sfide ka folur edhe sulmuesi i Kilit, Alexis Sanchez. Ylli i skuadrës së Kilit edhe pse nuk arriti të gjente rrugën e rrjetës në këtë ndeshje tregoi se mosha është thjeshtë një numër sa herë që prekte topin. Gjithsesi, Sanchez thotë që e ka të vështirë të rikthehet në formën më të mirë fizike.

“E vërteta është se kam luajtur pak ndeshje, kështu që është e vështirë të rikthehem në formë të mirë fizike. Tani do të luajmë kundër nën kampionëve të botës, Francës. Jemi të lumtur që përballemi me një rival të rëndësishëm. Le të shpresojmë të jemi kundërshtarë të denjë për një ekip të këtij niveli”, është shprehur 37-vjeçari.


Shtuar 23.03.2024 19:41