Mourinho me deklaratë të fortë: Inter – Juventus një rivalitet më i madh sesa derbi i Milanit

Jose Mourinho në një intervistë të dhënë së fundmi, është shprehur se beson që rivaliteti mes Interit dhe Juventusit është më i madh sesa ai mes “Nerazzurrëve” dhe Milanit

Trajneri portugez dha një intervistë me legjendën e Manchester United, Rio Ferdinand në podkastin FIVE.

“The Special One” hodhi kunja në drejtim të drejtuesve të Romës pas shkarkimit të tij në janar si dhe pati disa fjalë për futbollin italian në përgjithësi.

Kur u ndal tek rivaliteti në Itali, ai tha se Inter-Juventus është një rivalitet më i madh se sa Inter-Milan.

“Derbi i parë që kam luajtur, Inter-Milan, më kujtohet qartë. Unë isha në autobus, dhe po i shikoja njerëzit teksa merrnin rrugë drejt stadiumit së bashku me shallat e Inter dhe Milanit”.

“Ishte me të vërtetë bukur dhe miqëosre, por nuk e ndiej si një derbi të madh. Kur është Inter-Juventus, ju ndjeni se diçka nuk po shkon historikisht mirë mes tyre”, ka thënë Mourinho.

Mourinho ka bërë historinë tek Roma dhe Interi. Ai u bë trajneri i parë i cili fiton një trofe të UEFA-s në kryeqytet në sezonin 2021/2022, pas më shumë se dhjetë viteve kur fitoi tripletën në “Stadio Meazza” në 2009/2010.


Shtuar 16.02.2024 17:56