Mourinho gëzon fitoren në ndeshjen e 1000, Roma mposht në “frymën e fundit” Sassuolon (VIDEO)

Rama ka arritur të marrë 3 pikë ndaj Sassuolos vetëm në minutat e fundit të takimit.

“Romakët” në kohën shtesë ia dolën ta mposhtin Sassuolon me rezultat 2 – 1.

Sassuolo gjeti golin përmes Berardit, por u anulua për pozitë jashtë loje..

Ishte Cristante që kaloi Romën në epërsi pas një asistimi të Pellegrinit (37′), rezultat me të cilin edhe u mbyll pjesa e parë.

Sassuolo nuk u dorëzua dhe gjeti golin për Djuricic (57′).

Derisa mendohej se kjo ndeshje do mbyllej me këtë rezultat, i futur në pjesën e dytë, El Shaarawy arriti të shënojë golin e fitores për Romën.

Për Jose Mourinhon kjo ishte fitore edhe me e veçantë, pasi ishte ndeshja e 1000 si trajner.

Ndërkohë, Roma tani është lider me nëntë pikë, derisa Sassuolo në vendin e nëntë me katër pikë.


Shtuar 12.09.2021 23:12