Chelsea ka marrë një ofertë ‘formale’ nga Roma për të nënshkruar me Trevoh Chalobah në huazim deri në fund të sezonit, raporton Sky Italia.
Mbrojtësi nuk ka luajtur asnjë minutë për skuadrën londineze këtë sezon deri më tani, pasi ai po lufton me një lëndim të marrë në para-sezon.
Është pohuar më parë se blutë do të jenë gati të ndahen me anglezin pasi ai nuk figuron në planet e Mauricio Pochettino.
Kontrata e 24-vjeçarit me Chelsean skadon në vitin 2028.
Një gjë që teorikisht mund të bllokojë marrëveshjen është se Blutë lejohen të huazojnë vetëm një lojtar në janar.
Ata mund të preferojnë të huazojnë Deivid Washington ose Alex Matos për t’u dhënë atyre kohë për të luajtur. /Telegrafi/