Mourinho arriti një marrëveshje sekrete me një klub tjetër sa ishte ende trajner i Romës

Largimi i hershëm i Jose Mourinhos nga Roma erdhi si surprizë për të gjithë tifozët e futbollit anembanë botës.

60-vjeçari u largua pas një aventure rreth dy vite e gjysmë, pasi i udhëhoqi ata në finalen e Ligës së Evropës në sezonin e tij të fundit.

Të lidhura

None found

Sidoqoftë, tani është raportuar se ‘The Special One’ ka mbajtur bisedime private rreth një transferimi në Arabinë Saudite por vetëm me një kusht.

Sipas The Mirror, ish-trajneri i Chelseat ishte gati për t’u bërë pjesë e ekipit të kategorisë së dytë të futbollit saudit Al-Qadsiah, në rast se ata sigurojnë promovimin në elitë këtë sezon.

Më herët të drejtuar nga Robbie Fowler dhe tani nga ish-trajneri i Sevillës, Michel, Qadsiah po kryeson tabelën me 40 pikë pas 18 ndeshjeve të zhvilluara.

Tani që Mourinho është larguar nga Roma, pati diskutime të mëtejme që tekniku portugez të merrte drejtimin e klubit.

Trajneri spanjoll Michel raportohet se po e mbanë ‘ulësen të nxehtë’ për t’ia lëshuar pastaj vendin Mourinhos sezonin e ardhshëm, në rast se plani i tyre përmbushet.

Hapi i ardhshëm në karrierë i Mourinhos ka hapur diskutime të mëdha pasi edhe Newcastle United dhe Napoli ishin përmendur si destinacione të tij të mundshme. /Telegrafi/


Shtuar 28.01.2024 15:31